Lajme nga Bota

Foto/ Një grup djemsh torturojnë për tre orë 27 vjeçaren transgjinore

Foto/ Një grup djemsh torturojnë për tre orë 27

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pakistan. Një grup djemsh rrëmbyen dhe torturuan një vajzë transgjinore 27 vjeçe nga Pakistani me emrin Shakeela, pasi nuk kishte pranuar tu jepte para. Sipas Metro, ata e kanë marrë peng Shakeelën, e kanë mbajtur për tre orë duke e torturuar, siç shihet në foto, i kanë prerë edhe flokët duke i kërkuar 5 mijë e 200 paund.

Sipas 27 vjeçares ngjarja ka ndodhur për shkak të orientimit të saj seksual dhe faktit se ka një pasaportë X për personat me orientim ndryshe seksual.

Shakeela was kidnapped and attacked by a gang in Pakistan

Ajo kërkon që policia të hetojë sulmin e të kapë autorët. Pakistani është një vend thellësisht konservator dhe fetar, atje homoseksualiteti konsiderohej i paligjshëm, por vitin e kaluar u futën ligje të reja, duke i lejuar njerëzit të identifikojnë gjininë e tyre në dokumente zyrtare.

Farzana Jan, presidente e Trans Action ka treguar për Metro se është e para që siguroi një pasaportë me gjininë e shënuar me shenjën X. Sipas saj, 64 njerëz transgjinore janë vrarë në Pakistan që nga viti 2015 dhe kohët e fundit po torturohen nga bandat, deri tani rreth 600.

Picture: Trans Action Trans woman attacked

Një ngjarje e tillë e rëndë ndodhi edhe para pak ditësh në Angli. Dy partnere, vajza të reja u rrahën brutalisht nga një grup djemsh të moshës 15-18 vjeç pasi nuk pranuan të putheshin dhe të bënin gjeste erotike në sy të tyre. / Metro/ Tiranapost.al. E.B

Shakeela before the attack

http://www.tiranapost.al/fotot-qe-po-xhirojne-ne-rrjet-dy-partneret-rrihen-brutalisht-nga-disa-djem-pasi-refuzuan-te-putheshin-ne-sy-te-tyre/

http://www.tiranapost.al/foto-arrestohen-djemte-qe-rrahen-brutalisht-dy-vajzat/