• Shqip
  • English
  • E diel, 25 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Kryesore My Tirana Të gjitha

    FOTO/ Një Avion aspak i zakontë tek ish-Fusha e Aviacionit


    Ish Fushës së Aviacionit i është shtuar një detaj i munguar. Në aeroplan i ri, sigurisht, jo i vërtetë, por një vepër arti.

    Ky detaj është ideuar nga artisti Eljan Tanini, si një pikë referimi për një hapësirë, që dikur strehonte aeroplanët. Kjo vepër artistike mban emrin “Ëndërra Fëmijërie”.

    Avioni është i paraqitur në formë prej letre, duke na rikujtuar të gjithëve një prej lojërave të fëmijërisë.

    Foto e avionit prej letre tek ish-Fusha e Aviacionit

    Dua t’i falënderoj me gjithë zemër për kontributin fantastik të gjithë ata që kanë dhënë një dorë, që kanë sponsorizuar realizimin e veprës. Për ne që jemi rritur në Tiranë dhe kemi pasur një fëmijëri modeste, lojërat me aeroplan dhe sajesat me letër, ishin një mënyrë për të kaluar një fëmijëri të bukur”, tha ai.

    Përveç vlerës kulturore edhe estetike që kjo vepër i jep gjithë zonës, do të shërbejë edhe si një mënyrë për ta kthyer këtë hapësirë në një vend për zhvillimin e aktiviteteve artistike dhe edukative, kryesisht për të rinj.

    Disa detaje për këtë vepër artistike.

    Origami “Ëndrra Fëmijërie” (Made by dreams) është një vepër arti e cila ka për qëllim të ruajë kujtesën kolektive të zonës ku është vendosur dhe ai imiton aeroplanët prej letre të cilat i bëjnë fëmijët. Vepra është 11 m i gjatë, thuajse sa gjatësia reale e një Avioni Mig që dikur gjendej shpesh në ish Fushën e Aviacionit. Avioni është ideuar nga Elian Tanini dhe vjen si dhuratë për qytetin e Tiranës nga familja e pilotit dëshmor Bego Hoxha (1943 – 1974) si shenjë e kujtesës kolektive. (Shfletoni galerinë për më shumë foto)/E.D/Copyright Tiranapost.al/ Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]