• Shqip
  • English
  • E hënë, 16 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha

    Foto/ Nëse kopjon këtë çift, mund të martohesh që nesër


    Ç’të keqe ka të martohesh pa kostumin e dhëndrit dhe fustanin e nusërisë? Ndodh rrallë dhe për këtë arsye ky çift është sot në vëmendje të mediave rozë. Rebecca Maxwell, 26 vjeç dhe Glen Maxwell 30 vjeç deshën të tregonin se martesa është vërtet një hap i rëndësishëm në jetë, por jo aq sa për të shpenzuar shumë. Gjithsesi zgjodhën të vishnin dy bluza, nusja një bluzë të bardhë ku shkruhej ‘nusja’, ndërsa dhëndri një bluzë të zezë ku shkruhej: ‘Dhëndri’.

    Në ditën e dasmës u kërkuan edhe të ftuarve të mos shpenzonin me veshjet, por të ishin sa më komodë, me bluzë dhe xhinse. Ideja erdhi nga dhëndri në fakt i cili një mbrëmje i tha nuses: Ne mund të martohemi me xhinse dhe bluzë, por prapë do e duam njëri tjetrin gjithmonë.

    Historinë e tyre vendosën ta bënin publike, për t’u bërë thirrje çifteve të tjera që të mos ndjejnë presionin për shpenzimet, se si do vishen etj. Por thjesht duke u ndjerë komodë. / Tiranapost.al. E.B

    Rebecca and Glen Maxwell on their wedding day, wearing T-shirts and jeans

    Rebecca and Glen Maxwell had their ceremony at the town hall, with 40 of their closest family members and friends

    Rebecca Maxwell with her bridesmaids and daughter

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690