• Shqip
  • English
  • E hënë, 18 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha

    Foto/ Në Kabarenë më të famshme në botë, aty ku konsumohen 200 mijë shishe shampanjë


    ‘Moulin Rouge’ ose ‘Mulliri i Kuq’ në frëngjisht është kabareja më e famshme në botë dhe feston sot 130-vjetorin e çeljes së dyerve. E njohur për kërcimtarët e ‘cancan’ (një tip kërcimi qe filloi në vitet 1840 në Francë dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite) dhe kostumet  me pendë, hapi dyert për publikun francez 130 vite më parë në lagjen Pigalle të Parisit.

    Shfaqjet e Moulin Rouge ndiqen çdo vit nga 600 mijë spektatorë, që konsumojnë pothuajse 200 mijë shishe shampajnë gjatë mbrëmjeve të ndryshme. Me dy performanca çdo mbrëmje, 60 performues nga 14 vende të ndryshme të botës, kërcejnë nën tingujt e shfaqjes ‘Feerie’ e cila është kthyer në një rutinë të repertorit të Moulin Rouge.

    Claudine van den Bergh, një kërcimtare irlandeze 27-vjeç e cila ka kërcyer në kabare për 7 vite dhe ka qenë drejtore për 3 vite  tregon për Reuters: “I gjithë grupi, përshirë kërcimtarët, ndihmësit dhe teknikët duhet të jenë tepër të organizuar. Një gabim i vogël ose një vonesë mund të të kushtojë punën. Duhet të jesh në kohën e saktë, në vendin e duhur”.

    Çdo shfaqje kërkon ndërrimin e 1000 veshjeve, të gjitha të punuara me dorë, të cilat u janë dhënë Moulin Rouge-t dekada më parë. Çdo kërcimtar duhet të bëjë 10-15 ndërrime kostumi për shfaqje (e cila duhet të marri jo më shumë se 90 sekonda), përpara se ata të dalin sërish në skenë. Punime të veçanta, që vendosen mbi shpatullat e kërcimtarëve dhe që krijojnë iluzionin se kanë krahë prej future dhe pendë prej struci që duket sikur dalin nga kurrizi i tyre, janë të rreshtuara mbi tavolina. Ndërkohë që kërcimtarët ndryshojnë veshjen për numrin e radhës, teknikët e ndriçimit ndryshojnë skenën dhe dritat për numrin pasardhës.

    Moulin Rouge u themelua në 6 tetor 1889, ku femrat për të fituar bukën e gojës, lanin çarçafe në mëngjes dhe transformoheshin në kërcimtare për publikun gjatë natës.

    Disa aspekte të përformancës, si p.sh. dalja topless e kërcimtareve gjatë mbrëmjes ose fustanet transparente, janë kritikuar nga disa kritikë të cilët e quajnë ‘seksizëm’, dhe që nuk përkon me kohët moderne. Për Olga Khokhlova, një kërcimtare nga Kazakistani që përformon prej 12 vitesh në Moulin Rouge, shpirti i kabaresë sipas saj është i përjetshëm: “E adhuroj adrenalinën në skenë.

    Moulin ka qenë një vend magjik për mua ku unë jetoj pasionin tim. Kur jam në skenë, e di se jam trashëgimtare e kërcimtareve të famshme të cilat për 130 vjet kanë bërë Moulin Rouge”. /Burimi: Reuters/Tiranapost.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post