• Shqip
  • English
  • E martë, 16 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Foto/ Në Fier po mbahet festa e luleshtrydhes, ministri Klosi: Promovojmë produktet bio të zonave


    Sot është festa e Luleshtrydhes, një nismë e ndërmarrë që festohet për të tretin vit radhazi. Ministri i Turizmit Blendi Klosit ndodhet në Frakull të Fierit aty ku janë mbledhur deputetë, prefekti, kryetari i Bashkisë, aktorë të tjerë lokalë dhe dhjetëra banorë e fëmijë të cilët festojnë.

    Gjallërojmë jetën lokale në fshatra, promovojmë produktet bio të zonave, si luleshtrydhja, që prodhohet në Frakull të Fierit, për më shumë punësim, ekonomi 📈 dhe mirëqenie, ishte mesazhi që përcolli me postimin në Instagram ministri Klosi. Më poshtë keni postimin e plotë dhe fotot nga festa.

    Me kryetar Armandin, deputetë, prefektin, aktorë të tjerë lokalë dhe dhjetëra banorë e fëmijë të buzëqeshur në festën e 🍓luleshtrydhes, në vitin e saj të 3-ë! Këtë vit, mbi 200 🎊 festa lokale në të gjithë Shqipërinë! Gjallërojmë jetën lokale në fshatra, promovojmë produktet bio të zonave, si luleshtrydhja, që prodhohet në Frakull të Fierit, për më shumë punësim, ekonomi 📈 dhe mirëqenie!/ Copyright/ Tiranapost.al. E.B