• Shqip
  • English
  • E enjte, 18 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha

    Foto/ Ndodhi shumë shpejt, pashë njerëz poshtë pemëve! Turistja rrëfen tmerrin nga stuhia në Halkidikii


    Situata në Halkidiki është emergjente, numri i viktimave ka shkuar në shtatë e ndërsa të lënduar nga stuhia e fuqishme me erëra të forta dhe rrebeshe shiu kanë mbetur më shumë se 120 persona. Një turiste nga Moldova ka përshkruar se si u shkatërruan shtëpi, restorante dhe pemë të rrëzuara në tokë.

    “Gjithçka ndodhi papritur dhe shumë shpejt. Pashë njerëzit që filluan të vraponin me shpejtësi, ishin të trembur disa filluan të qanin. Kur mbërritëm afër dhomave që kishim marrë me qera, gjithçka dukej errësirë dhe e shkatërruar, kishin ikur dritat. Kudo që shkelnim ndodhej një objekt një orendi. U ngjitëm me frikë dhe u futëm nëpër dhoma, nga ballkoni pashë pemët që ishin rrëzuar, disa kishin zënë makinat. Kur shiu pushoi pas rreth gjysmë orë, dëgjova njerëzit që filluan të bërtisnin: Ka njerëz poshtë pemëve! Dola menjëherë bashkë me miqtë për të parë se ç’po ndodhte, ishte një burrë nga Rusia dhe një fëmijë që kishin vdekur. Këto pashë unë, por siç kam lexuar nëpër media kishte të tjera viktima”. 

     Firefighters cut up a fallen tree in Nea Plagia

     An overturned vehicle is seen on a beach at Sozopoli

     

     

    Image result for Halkidiki

    Kujdes shqiptarët që do shkojnë me pushime në Kalkidiki. Gjendje emergjence nga stuhia

    Foto/ Stuhia shkakton 6 viktima dhe mbi 100 të lënduar në ishullin e famshëm grek