• Shqip
  • English
  • E shtunë, 7 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Foto/ Mrekullia e jetës! Nëna që po qëndron në çadrën e emergjencës sjell në jetë vajzën Ajsel


    Familja Sula ka mbetur pa strehë, pasi shtëpia është shembur nga tërmeti. Ata aktualisht janë të strehuar në çadrën e emergjencës në Manës, por pak orë më parë një mrekulli ka ndodhur. Ardjana ka sjellë në jetë vajzën Ajsel. Ajo u dërgua në maternitetin Mbretëresha Geraldinë ku po trajtohet pas lindjes.
    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e quan mrekullinë e jetës. Në një postim në Facebook ajo ka zbuluar historinë dhe foto të nënës me Ajselin e porsalindur.

    Manastirliu: 

    Mrekullia e jetës 🙏🏼
    Ndërsa familja Sula ka mbetur e pastrehë si pasojë e tërmetit dhe është strehuar në çadrën e emergjencës në Manëz, pak orë më parë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” ka lindur Ajsel, vajza e tyre 😇 që gëzon shëndet të plotë bashkë me mami Ardjanën 🤗./Tiranapost.al 

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post