Botë Te gjitha

Foto/ Moti i keq me 17 viktima në Europë. Vazhdojnë reshjet e dëborës


Moti i ashpër në Europë vazhdon, ndërkohë që numri i viktimave është rritur në 17 pasi reshje të mëdha dëbore, temperatura nën minus dhe erërat e forta vazhdojnë të shkaktojnë probleme në Austri dhe jugun e Gjermanisë. Në Austri pritet të moti që qetësohet sot, por të dielën do rikthehen reshjet e dëborës. Në Republikën Çeke, rreth 9,000 banorë mbetën pa energji elektrike mbrëmë, pasi reshjeve të dendura të dëborës në rajonet që kufizohen me Gjermaninë dhe Austrinë. Në ishujt Arctic Svalbard të Norvegjisë, më shumë se 100 vetë u larguan si masë paraprake për shkak të një stuhie dhe rrezikut të orteqeve.

Rreziku për orteqe qëndron gjithashtu për zonat veriore të kontinentit norvegjez. Në Suedi, pritet stuhi dëbore këtë fundjavë, më të dendura në pjesët veriore. Gjermania gjithashtu është prekur nga moti i keq, disa linja hekurudhore u mbyllën, gjithashtu disa shkolla në Gjermaninë jugperëndimore. Europa Juglindore është ajo që do përjetojë më shumë reshje dëborë, ndërkohë që Greqia dhe Turqia ende janë në ndikimin e motit me temperatura të ulëta dhe përzierje mes shiut dhe dëborës. Situata mbetet me rrezik edhe në Angli, pasi gjatë fundjavës pritet të dogasë një stuhi e fortë, me shumë dëborë./ Artikulli i marrë nga Weather Europe Channel/ Tiranapost.al E.B

Image result for Death toll rises in Europe as snow continues to fall

ipanews_ba3b05f4-6fb6-4284-8c1f-8aa8a30b7ae0_embedded240552596

Moti në Europë/ E keqja ende nuk ka kaluar, Greqia pret stuhinë Ypatia, Austria me tri metër borë

Video/ Moti ekstrem nëpër Europë dhe Azi bëhet shkak për vonesa në fluturime dhe lëvizje me tragete