Aktualitet

Foto/ Mos harro vendin ku ke lindur! Facebook-u i Arba Kokalarit tashmë eurodeputete mbushet me mesazhe nga shqiptarët

Foto/ Mos harro vendin ku ke lindur! Facebook-u i Arba Kokalarit tashmë

Për herë të parë një shqiptare siguron një vend në parlamentin Europian. Mediat shqiptare i bënë jehonë Arba Kokalarit, mbesës së Musine Kokalarit, 32 vjeç e cila mori mbështetjen e suedezëve në zgjedhjet për parlamentin evropian. Ajo do të përfaqësojë partinë Moderaterna, pjesë e Partisë Popullore pro-europiane, që në Suedi mori një vlerësim prej 17.6% të votave, me 4 deputetë përfaqësues në parlamentin e BE.

Pas mesazhit që dha në Facebook Arba, komentet u mbushën me urime dhe mesazhe nga shqiptarët, bashkatdhetarët e saj.  Edhe politikanët kanë bërë urimet e tyre për Arbën, me shpresën se Shqipëria do të ketë një zë më tepër në parlament.  Urime, mos e harro vendin ku ke lindur, shkruan një komentuese e ndërsa të tjerë shkruajnë se ndihen krenarë me të.

Presidenti Meta uron Arbën:

Arba Kokalari, shqiptarja e parë eurodeputete, i bën të lumtur të gjithë shqiptarët dhe meriton mirënjohjen e tyre, jo vetëm si model suksesi në Suedi?? por edhe përfaqësimi dinjitoz në Europën e Bashkuar!????

Lulzim Basha: 

Të dashur miq, sapo urova në telefon Eurodeputeten e parë shqiptare, shqiptaro-suedezen Arba Kokalari që u konfirmua pak çaste më parë si fituesja e mandatit të eurodeputetes për partinë e Moderatëve suedezë, simotrës tonë në Partinë Popullore Europiane! 

Natë e paharrueshme për Arbën dhe familjen e saj, natë fitore për Moderatët që konfirmuan 4 eurodeputetë dhe natë historike për të gjithë ne shqiptarët që inagurojmë me Arba Kokalarin praninë shqiptare në ulëset e Parlamentit Europian!

Krenar dhe i lumtur me fitoren e Arbës, ju shpreh mirënjohjen time të gjithë bashkatdhetarëve tanë në Suedi që me votën e tyre e mundësuan këtë moment historik!

Dua po kështu t’ju falenderoj me mirënjohje në emrin tim dhe të Partisë Demokratike, të gjithë ju bashkatdhetarë të nderuar në vendet e BE që me votën tuaj për partitë simotra të PD, rikonfirmuat Partinë Popullore Europiane si forcën e parë politike në Parlamentin e ardhshëm Europian!????✌️ #ShqipëriaSiEuropa

Tiranapost.al. E.B

http://www.tiranapost.al/foto-mbesa-e-musine-kokalarit-deputetja-e-pare-shqiptare-qe-futet-parlamentin-europian/

http://www.tiranapost.al/musine-kokalari-gruaja-qe-sfidoi-politiken/