Showbiz

Foto/ Mirë se vini në shtëpinë 20 milionë $ të Fatmir Hysenbelliut, që ekziston vetëm në ëndrrat tona

Foto/ Mirë se vini në shtëpinë 20 milionë $ të

https://www.instagram.com/p/Bz-Ihh8Dxse/

Babai i tij është një nga biznesmenët më të njohur shqiptar, por derën e shtëpisë për herë të parë nga familja Hysenbelliu e ka hapur Fatmiri.

Ai banon në katin e fundit të njërit prej pallateve që ka ndërtuar i ati, ndërsa “Revista Who” ka fotografuar gjatë vizitës detajet e shtëpisë, me në qendër pronarin e saj.

Apartamenti ka një hapësirë sa për një pishinë apo dhe një palestër.  Në përgjithësi është moderne, por disa detaje bëjnë ndërthurje të stileve të mes klasikes dhe tradicionales (si tapeti poshtë tavolinës prej xhami).

Dhe ashtu sic është në kulturën tonë, ka pafund objekte zbukuruese, duket se çdo pjesë e shtëpisë, duke nisur që nga tavani i është vendosur diçka dekoruese.

Normalisht nuk mund të mungonte një dollap gjigand, divani i rehatshëm, një kënd me verëra e shampanja, një vend për të bërë masazh, një mini-fushë futbolli apo edhe një berberhan modeste.

Shtëpia e tij kap vlerën e 20 milionë dollarë, duke përfshirë këtu edhe hapësirat e përbashkëta që ka me të motrën dhe prindërit, ndërsa Fatmiri thotë se ende nuk ka përfunduar me punimet.

Një shtëpi me pishinë dhe palestër, që pavarësisht se e keni imagjinuar apo jo të arreduar kështu, e kemi ëndërruar./ Referuar Revista Who/ Tiranapost.al J.C