Aktualitet

Foto/ Minatorët protestojnë para parlamentit: Po na hani hakun. Duam statusin sipas kërkesave tona

Foto/ Minatorët protestojnë para parlamentit: Po na hani hakun. Duam

Në seancën e sotme të Parlamentit pritet të votohet projektligji për statusin e minatorëve. Por ish minatorët janë mbledhur para godinës duke protestuar. Ata thonë se ky projektligj nuk është në favorin e tyre por të zyrtarëve. Një nga të pranishmit në protestë tha se ndihet i diskriminuar:

Kam bërë katër orë rrugë për të ardhur këtu. Ne kemi 12 vjet që kërkojmë statusin që në kohën e Berishës. Ai na tha Stop nuk jua jap se ishte me Kalanë. Në 2009 bëmë marrëveshje me shkrim, me të ardhur në pushtet Rama na tha se do vendosim statusin e minatorit. Tani po luan me ne. Ne na hajnë hakun, luajnë me gjakun e djersën tonë.

Gazetari e pyet për shumën e pensionit:

Ish minatori që ka dalë në pension thotë:  Unë deklaroj për pensionistët. deklaroj se 3 pensione dy janë fallco, një është i vërtetë. Ne na bie me mar pak, duam të paktën 400 mijë lekë të vjetra duke marrë parasysh dhe standardin e jetesës.

Çfarë prisni të bëni?

Neve nuk na rimbursohen ilaçet. Nuk duam thërrime, ne duam statusin me kushtet tona. Do përshkallëzojmë protestat deri në grevë urie.

Çfarë do të thotë kjo?

Projekt-ligji i ri synon të mbulojë përfitimet përpara mbushjes së moshës së pensionit si dhe përfitime shtesë mbi ato që janë në ligjin aktual për kategorinë e tri profesioneve të mësipërmes.

Për minatorët mosha e daljes në pension do jetë 55-vjeç ose 10 vite para moshës ligjore të daljes në pension.

Një ndryshim tjetër u miratua në Komisionin e Ekonomisë para disa ditëve, shtesë mbi pensionet. Për minatorët shtesa do jetë 1% të pensionit të pleqërisë për çdo vit pune që kanë punuar nëntokë. Bazuar në vjetërsinë e punës, minatorët përfitojnë shtesë mbi pension 12.5% dhe naftëtarët e metalurgët me 12%.

Për pensionistët aktualë, shtesa llogaritet në 2 900 leke në muaj. Ndërsa për pensionistët që pritet të marrin këtë ‘status’, edhe 1400 më tepër si rezultat i uljes se moshës se daljes ne pension. Së fundi, koeficienti i kthimit të kontributeve është 340% për minatorët, 157% për naftëtarët dhe metalurgët. Pra për çdo lek kontribut, minatorët përfitojnë 3.4 lekë dhe naftëtarët e metalurgët 1.57 lekë. / Tiranapost.al. E.B

http://www.tiranapost.al/miratohet-projekt-ligji-per-minatoret-metalurget-dhe-naftetaret-ja-cfare-perfitojne/

http://www.tiranapost.al/qeveria-ben-gati-statusin-e-minatorit-perfitojne-edhe-ata-qe-nuk-kane-dale-ne-pension/

http://www.tiranapost.al/se-shpejti-ne-kuvend-miratohet-statusi-i-minatorit-dhe-i-te-gjitha-profesioneve-te-veshtira/