• Shqip
  • English
  • E martë, 25 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    Foto/ Mesazhi i Veliajt në 28-vjetorin e PS dhe një kujtesë për 30 qershorin


    Kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili kërkon një mandat të dytë në zgjdhjet e 30 qershorit (nga PS janë të bindur se do mbahen), ka postuar një mesazh sot në rrjetet sociale me rastin e ditëlindjes së Partisë Socialiste, 28 vjetorin e krijimit, me disa foto, të parën me kryeministrin Rama.

    Veliaj thotë se PS mbetet e vetmja forcë patriotike që ka provuar se nuk e tradhëton kurrë vendin, rimëkëmb ekonominë, se bën shtet e qytet ‘si Tirana jonë’. Veliaj u rikujton qytetarëve të votojnë me 30 qershor për partinë socialiste, si forca e vetme në Shqipëro pro Europës e pro-Amerikës.

    Statusi i plotë i Erion Veliaj si më poshtë: 

    Gëzuar Ditëlindjen @partiasocialiste_al 🎂🌹 – e vetmja forcë patriotike që ka provuar se nuk tradhëton kurrë vendin, se rimëkëmb ekonominë, se bën shtet 🇦🇱 e qytet si Tirana jonë 👫

    E vetmja forcë qartë ësisht pro Europës e pro-Amerikës sot për sot! Në #30Qershorvoto PS @ediramaal Nr. 3️⃣0️⃣ 🗳🚀/ Shihni fotot në postimin e Veliajt. / Tiranapost.al. E.B