• Shqip
  • English
  • E hënë, 23 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • My Tirana Të gjitha

    Foto/ Merr miqtë, mblidh energjitë pozitive dhe shko në Peza N’Fest


    Në datat 15 dhe 16 shtator, rikthehet Peza n’Fest, që ashtu si çdo vit është kthyer në traditë.  Në këto data do ketë aktivitete, për ngjarje të rëndësishme në historinë e luftës antifashiste si dhe argëtim për të gjithë grupmoshat.

    77-vjetori i Konferencës së Pezës, siç njofton kryebashkiaku Veliaj do kremtohet me surpriza dhe muzikën më të mirë të momentit.

    Erion Veliaj në postimin e tij në Twitter fton qytetarët që të bëhen pjesë:

    “ Peza n’fest. Ejani të kujtojmë 77- vjetorin e Konferencës së Pezës, në festën më të madhe ditë-natë! Merr miqtë, mblidh të gjitha energjitë pozitive dhe eja të kalosh momente të paharrueshme. Data 15 – 16 shtator 2019”./ Tiranapost.al. 

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690