• Shqip
  • English
  • E enjte, 22 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet My Tirana Të gjitha

    Foto/ Me 13 Tetor edicioni i 4-t i Maratonës së Tiranës, Veliaj: S’ka zgjedhje imagjinare të politikës së vjetër


    Për të katërtin vit radhazi, rikthehet Maratona e Tiranës me një pjesëmarrje të moshave të ndryshme nga shumë vende të ndryshme të botës. Ky event i cili do mbahet me 13 Tetor, mund të cilësohet si eventi më i madh sportiv i kryeqytetit. Teksa fton qytetarët që të regjistrohen për Maratonën e këtij viti, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj përmes një postimi në Facebook, nënvizon se më 13 tetor qytetarët do zgjedhin nëse do qëndrojnë në shtëpi apo do të marrin pjesë në Maratonën e Tiranës 2019 ku mund të zgjedhësh mes disa garave të ndryshme.

    “Vjet lindi Kajan, sivjet s’ka justifikime! Në 13 Tetor ka zgjedhje, dhe nuk janë imagjinaret e politikës së vjetër. Mund të rrish në shtëpi, ose të marrësh pjesë në Maratonën e Tiranës 2019 – ku mund të zgjedhësh sërish mes disa garave të ndryshme! Unë do tentoj 21km këtë mandat”, thekson Veliaj.

    Itinerari do përshkruajë pikat më atraktive të qytetit duke e kthyer këtë garë jo vetëm në sfidë, por edhe në argëtim. Përveç se një ngjarje sportive për garuesit, do të mund të konsiderohet edhe një ditë festive për qytetin, në të cilin do të organizohen shumë aktivitete artisitiko-kulturore në kuadër të këtij eventi.

    Kujtojmë se Meta ka shpallur 13 Tetorin si ditën e zgjedhjeve pasi zhdekretoi 30 qershorin. Për këtë datë as opozita nuk ka dhënë garanci se do marrë pjesë. Por Meta dje tha se do krijohen parti të reja dhe kushdo mund të regjistrohet brenda afatit. / Tiranapost.al. E.B