• Shqip
  • English
  • E enjte, 17 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha

    Foto/ Mbreti i Suedisë Carl Gustaf largon nipërit dhe mbesat nga shtëpia mbretërore, por çfarë ka ndodhur?


    Mbreti i Suedisë ka larguar pesë nga nipërit dhe mbesat e tij nga shtëpia mbretërore. Vendimi i Carl XVI Gustaf do të thotë se fëmijët nuk do gëzojnë më titullin ‘Royal Highness’ dhe nuk do kryejnë detyrat zyrtare mbretërore. Megjithatë, ata do mbeten anëtarë të familjes mbretërore dhe do gëzojnë titujt si Dukë dhe Dukeshë kur të rriten.

    Image result for Swedish King Carl Gustaf removes grandchildren from royal house

    Sipas mediave suedeze, kjo ndodhi për shkak se nuk konsiderohet e nevojshme që të paguhen kaq shumë anëtarë të familjes mbretërore për detyra zyrtare. Ndryshimi u njoftua në një deklaratë të publikuar nga Gjykata Mbretërore e Suedisë, që prek dy djemtë e princit Carl Philip dhe tre fëmijët e princeshës Madeleine.

    Royal snub: Swedish royals

    Përpos lehtësimit nga detyrat mbretërore, masa e re do të thotë se fëmijët e moshës nga një deri në pesë vjeç nuk do kenë më të drejtë të marrin shumën vjetore të financuar nga tatimpaguesit.

    Princess Estelle and Prince Oscar, June 2019

    Vendimi nuk prek Princeshën Estelle dhe Princin Oscar, fëmijët e Princeshë Victoria dhe Princit Daniel

    Eksperti mbretëror Roger Lundgren thotë për BBC se vendimi pasoi një rishikim mbi numrin në rritje të anëtarëve të familjes mbretërore, të cilët nuk mund të paguhen që të gjithë.

    Disa vite me parë parlamenti suedez njoftoi se do të ketë disa rishikime të parimeve në lidhje me monarkinë. Dhe një prej tyre ishte numri i lartë i anëtarëve të familjes mbretërore që paguhen nga tatimpaguesit. Një gjë e tillë në fakt është propozuar edhe nga princi i Uellsit në Angli.

    Among the grandchildren being removed from the royal house are princes Alexander and Gabriel

    Ndër nipërit dhe mbesat që janë larguar nga shtëpia mbretërore janë Alexander dhe Gabriel, djemtë e Carl Philip dhe Sofia

    Me largimin nga shtëpia mbretërore, të rinjtë trashëgimtarë mund të lejohen të bëjnë një jetë të thjeshtë e të zakonshme.

    Masa në Suedi vlen të theksohet se nuk ndikon në pozicionin e prindërve të fëmijëve. Princesha Madeleine, Princi Carl Philip dhe gruaja e tij Princesha Sofia do të vazhdojnë punën e tyre në fondacionet dhe organizatat jofitimprurëse që ata kanë themeluar ose në të cilat janë përfshirë. Përveç kësaj, ata do të kryejnë detyra zyrtare në masën e vendosur nga mbreti.

    Mbreti Carl XVI Gustaf dhe gruaja e tij Mbretëresha Silvia, Princesha e Kurorës Victoria dhe burri i saj Princ Daniel mbeten përfaqësuesit më të lartë mbretërore të Suedisë.

    Suedia është një nga disa vende evropiane që ka monarki, së bashku me Anglinë, Norvegjinë, Danimarkën, Spanjën, Holandën dhe Belgjikën. Traditat dhe numri i anëtarëve në role mbretërore ndryshojnë mes vendeve. Artikulli i referuar nga BBC dhe Express.co/ Tiranapost.al. E.B

    Image result for Swedish King Carl Gustaf removes grandchildren from royal house

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]