• Shqip
  • English
  • E hënë, 23 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Kronikë e zezë Rajoni Të gjitha

    Video/ Momenti kur u qëlluan me kallashnikov, babai me djemtë u sulmuan për pronën në Prishtinë



    Në këtë video është filmuar momenti kur një person qëlloi me armë zjarri ndaj 4 personave në lagjen e Spitalit në Prishtinë, një prej të cilëve humbi jetën.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 ndërsa në foton e publikuar prej medias shihen të plagosurit e shtrirë në tokë.

    Mediat raportojnë se viktima nuk mundi t’i mbijetonte plagëve ndërsa lajmi konfirmohet edhe nga zëdhënësi i spitalit, Shpend Fazliu, për “Gazeta Express”: “4 persona kanë ardhur në urgjencë. Përkundër kujdesit maksimal nga stafi mjekësor, një ka humbur jetën, nuk ka arritur të mbijetojë. Tre të tjert janë duke u ekzaminuar nga stafi mjekësor i Klinikës Emergjente”.


    Foto nga vendi i ngjarjes

    Dëshmitarët janë shprehur se kanë parë një person me kallashnikov, që ka qëlluar drejt 4 personave. Motivet e tragjedisë kanë të bëjnë me çështje pronësore, ndërkohë që bëhet e ditur se në konflikt janë përfshirë dy familje. Të plagosurit janë babai dhe dy djemtë e tij, por prokurori nuk ka mundur të konfirmojë se cili nga ta ka humbur jetën.

    Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. / Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690