SPORT

Foto/ Lojtarët mbërritën në “Elbasan Arena”, 6 ndryshimet te formacioni i Shqipërisë

Foto/ Lojtarët mbërritën në “Elbasan Arena”, 6

Në orën 20:45 sonte në 'Elbasan Arena' Kombëtarja shqiptare e futbollit do të përballet me ekipin e Islandës për ndeshjen e gjashtë të vlefshme për 'Euro 2020' në grupin H.

Lojtarët kanë mbërritur në stadium, ndërsa ulëset janë ende të boshatisura, pasi tifozët ende nuk kanë hyrë.

Kombëtarja e Shqipërisë synon të fitojë kundrejt Islandës, ndërsa trajneri Edoardo Reja dhe shkodrani Elseid Hysaj kanë premtuar se sfida e sotme do të jetë ndryshe nga ajo e Francës, ku djemtë e Kombëtares humbën 4-1.

Ndërsa është zbardhur formacioni zyrtar nuk do të jenë Mavraj, Roshi, Ramadani, Abrashi, Uzuni dhe Balaj, ndërsa titullarë veç Strakoshës, Xhimshitit, Lenjanint, Hysajt dhe Bares do të jenë Dermaku, Lenjani, Memushaj, Gjasula, Manaj dhe Cikalleshi.

Skema është po ajo, 3-5-2, ndërsa Reja shpreson që kësaj radhe të marrë maksimumin.

Shqipëria: Strakosha, Dermaku, Xhimshiti, Ismajli, Lenjani, Hysaj, Bare, Memushaj, Gjasula, Manaj, Cikalleshi

Trajner: Edi Reja

Islanda: Halldorson, Hermanson, Sigurdson, Bjarnason, G.Sigurdson, Arnason, Sigurjornson, Hallfredson, Bodvarson, Skulason

Trajner: Erik Hamren/ Tiranapost.al