• Shqip
  • English
  • E hënë, 18 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Sport Të gjitha

    Foto/ Lojërat Olimpike Ushtarake Botërore, Luiza Gega kthehet në Shqipëri me medaljen e bronzit


    Luiza Gega ka fituar medaljen e bronzit, në Lojërat Olimpike Ushtarake që mbahen në Wuhan të Kinës. Atletja e njohur e cila garoi si nëntetare për Forcat e Armatosura shënon suksesin e radhës duke u renditur në vendin e tretë, në garën me distancë 3000 metër me pengesa.

    Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka postuar në Instagram foto të Luiza Gegës me ekipin e saj dhe flamurin shqiptar në sfond.

    Ministrja uron atleten dhe shkruan se të tjera paraqitje dinjitoze presim edhe nga sportistët e tjerë të FA.

    Postimi i plotë: 

    Flamurtarja 🇦🇱 e ekipit të FA shqiptare në Lojërat Olimpike Ushtarake Botërore në Wuhan të Kinës, nëntetare @luizagega na nderoi të gjithëve duke fituar medaljen e bronzit 🥉 në 3000m me pengesa.🏃🏻‍♀ Të tjera paraqitje dinjitoze presim edhe nga sportistët e tjerë të FA.

     

    Lista me fituesit/ Përfundon Maratona e Tiranës, dominojnë sportistët kenian, Luiza Gega thyen rekordin kombëtar

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post