Aktualitet

Foto/ Kushdo që shkel ende ligjin le t’i bjerë lapsit

Foto/ Kushdo që shkel ende ligjin le t’i bjerë lapsit

A i’a vlen humbja që sjell bllokimi ligjor për përfitimet nga shkelja e ligjit?! Kushdo që shkel ende ligjin le t’i bjerë lapsit. Numërimi mbrapsht ka nisur dhe humbja do të jetë e rëndë për çdo shkelës?. Kështu shkruan kryeministri Rama në në postim në Facebook ku ka publikuar pamjet e bllokimit të një hoteli.

Fotografia e Edi Rama

Fotografia e Edi Rama

Jo më larg se dy ditë më parë, Rama shkarkoi drejtorin e Përgjithëshem të Tatimeve, Enton Duron dhe emëroi Delina Ibrahimaj. Rama shpërtheu me kritika duke thënë se ka pasur rritje të shkallës së informalitetit dhe probleme me korrupsionin, duke përmendur edhe ndikimin e krizës politike në këtë situatë.

E ndërsa dje, ministrja Anila Denaj vizitoi dy biznese në Tiranë  dje, nga ku u shpreh se synimi është ulja e informalitetit dhe eliminimi i konkurrencës së pandershme. Denaj informoi bizneset mbi nisjen e zbatimit të Planit Operacional në luftën kundër informalitetit: Plani Operacional nënkupton që strukturat brenda administratës tatimore, në ministri, dhe së bashku me institucionet e tjera që nuk është vetëm administrata tatimore, është Inspektorati i Punës dhe institucione të tjera, të sigurojnë që Plani Operacional të jetë i vazhdueshëm, në përpjekje për të respektuar ndershmërinë ndaj zbatimit të ligjit dhe mbi të gjitha konkurrencën e ndershme./ Tiranapost.al. E.B