Aktualitet

Foto| Kush janë njerëzit që “fshihen” pas platformës së bashkëqeverisjes

Kryeministri Edi Rama i është rikthyer platformës së bashkëqeverisjes, që sipas tij është mundësia e çdo shqiptari për të qenë pjesë e asaj që ai e quan “koalicioni i madh i njerëzve të këtij vendi”.

“Platforma Shqipëria që duam është arma e çdo shqiptari që e do Shqipërinë me shtet, punë, mirëqenie, kundër çdo zyrtari e nëpunësi që e pengon njeriun e zakonshëm në zgjidhjen e halleve e në përmbushjen shpresave e të ëndrrave të veta”, deklaron kryeministri.

Rama fton qytetarët që t’i bashkohen kësaj platforme, ku s’ka bindje e përkatësi dhe deklaron se përmes saj të gjithë do të marrin përgjigje për çdo ankesë dhe shqetësim apo pyetje që kanë.

Më 31 korrik nisën aplikimet për anëtarët e rrjetit që do të koordinojë platformën dhe Kryeministri Rama thotë se kanë qenë 800 aplikime që janë shqyrtuar nga një komision i posaçëm për të mbërritur tek përzgjedhja e 25 anëtarëve.

Por kush janë ata?

Ardita Kongjonaj: Kam përfunduar studimet në Izrael për  shëndet publik

Flamur Tusha: Me profesion inxhinier. Me një përvojë 20 vjeçare në fushën e menaxhimit në kompani lider në tregun shqiptar. Me studime pasuniversitare në Hollandë e Suedi.

Aleko Polo: Vij nga një eksperiencë tepër e gjatë në sektorin bankar, me detyra shumë të rëndësishme atje.

Elisa Stano: Juriste, kam studiuar jashtë dhe në Shqipëri. Kam qenë pjesë e drejtorisë së marrëdhënieve me qytetarët në kryeministri. Kam qenë koordinatorja e zyrës për 4 vjet. Ishte koha e përshtatshme për të evoluar në diçka akoma edhe më të mirë.