Aktualitet

Foto/ Kush është vlonjati që vrau me thikë gruan 9 vite më të re

Foto/ Kush është vlonjati që vrau me thikë gruan 9 vite

Fqinjët e cilësojnë një burrë xheloz dhe të dhunshëm, 53-vjeçarin Teodor Lera, i cili paraditen e sotme vrau gruan e tij, 9 vite më të re. Sipas tyre, nuk ishte hera e parë që ai e dhunonte, pasi çifti ka patur edhe konflikte të mëparshme.

Madje, disa muaj më parë, çifti i bashkëshortëve përfundoi në polici, pasi burri i kishte çarë kokën të shoqes Evës, por ajo e kishte falur dhe u ribashkuan.

Por sot, fati nuk ka qenë me 44-vjeçaren Eva Lera, e cila mbeti e vdekur në vend pas disa goditjeve me thikë nga burri i saj, që më pas tentoi vetëvrasjen duke prerë damarët.

Tashmë ai ndodhet në spitalin e Vlorës, në gjendje kritike për jetën. /Tiranapost.al/

http://www.tiranapost.al/krimi-ne-familje-trondit-vloren-burri-vret-gruan-pas-pret-damaret/