Aktualitet Te gjitha

Foto| Kush është efektivi i policisë rrugore që gjobiti kolegët e tij


Shqiptarja.com publikoi paraditen e kësaj të enjteje një lajm, ku dukej se i një efektiv i policisë rrugore i vendos gjobë një furgoni të policisë së rendit. Në një vend perëndimor, kjo ngjarje nuk do të ishte lajm, por këtu tek ne po! Furgoni i policisë ishte parkuar në mes të rrugës dhe qëndrim në sens të kundërt.

306187_2
Polici Edmond Haxhia duke vendosur gjobën, foto e marrë nga Shqiptarja.com

Efektivi që vendosi gjobën është një emër i njohur për publikun dhe një personazh shumë i dashur. Bëhet fjalë për efektivin Edmond Haxhia. Ai është një punonjës i policisë së shtetit prej më shumë se 25 vite.

Një vit më parë, emisioni “Dua të të bëj të lumtur” në Top Channel së bashku me Ministrinë e Brendshme i bënë dhuratë një apartament, pasi ky polic i ndershëm jetonte në kushte të mjerueshme me familjen e tij.

Në atë kohë ministër i Brendshëm, Saimir Tahiri do të shkruante se “Ndershmëria dhe përkushtimi i tij, nuk flasin me zë të larte, por vlejnë shumë”.  /g.f/tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]

IMG_6978
Foto gjatë emisionit “Dua të të bëjë të lumtur”

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *