• Shqip
  • English
  • E hënë, 16 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Foto/ Krian vjen në jetë në maternitetin ‘Koço Gliozheni’, mes 30 mijë foshnjave që përfituan bonusin e bebes


    Të gjitha familjet përfitojnë 400 mijë lekë për fëmijën e parë, 800 mijë lekë për fëmijën e dytë dhe 1.2 milionë për fëmijën e tretë.

    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ndau lajmin, teksa ndodhej në Maternitetin “Koço Gliozheni” për lindjen e një foshnje, që  tani ndodhet nën kujdesin e ekipit mjekësor të Maternitetit “Koço Gliozheni”.

    “Krian është fëmija i 30,000 i sapo ardhur në jetë në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë, që përfiton Bonusin e Bebes, shpërblimin financiar për mbështetjen e familjeve të reja”, shkruan Manastirliu në rrjetin social Facebook.

    Bonusi i Bebes është një politikë sociale që mbështet familjet e reja me shërblim financiar për lindjen e fëmijëve e cila ka filluar zbatimin me 1 Janar 2019. Të gjitha familjet përfitojnë 400 mijë lekë për fëmijën e parë, 800 mijë lekë për fëmijën e dytë dhe 1.2 milionë për fëmijën e tretë.

    Postimi në Facebook i ministres Manastirliu:/ Tiranapost.al. 

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post