• Shqip
  • English
  • E shtunë, 7 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Foto/ Kontrollohen ndihmat ushqimore për të prekurit nga tërmeti: Rasti në Durrës me sallam të ruajtur në kushte të papërshtatshme


    Ndihmat ushqimore për të prekurit e tërmetit janë të shumta, nga Kosova, Italia e vende të tjera, dhe këto ndihma janë vendosur në disa pika grumbulimi në Durrës, Tiranë, Elbasan dhe Lezhë. Inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, kanë shkuar në këto pika, për të krye kontrollet, për të parë nëse ushqimet janë brenda rregulllave, të paskaduara dhe në kushtet e duhura për konsumim.

    Image may contain: one or more people

    Nga kontrollet e deritanishme nuk rezultojnë probleme, përveçse në në ambientet e grumbullimit të shkollës së mesme “Leonik Tomeo” në Durrës.
    AKU njofton:

    pas konstatimit të produktet ushqimore me origjinë shtazore (sallam, suxhuk) të ruajtura në kushte të papërshtatshme, trupa inspektuese vendosi asgjësimin e këtyre produkteve ushqimore, të cilësuara si të papërshtatshme për konsum human.

    Image may contain: 1 person, standing

    Njoftimi i plotë si më poshtë: 

    AKU/ Në terren, për garantimin e sigurisë së ndihmave ushqimore për familjet e prekura nga tërmeti.

    Kontrolle rigoroze po kryhen nga Drejtoria Rajonale e AKU Durrës në bashkëpunim me atë të qarkut Tiranë, Fier dhe Elbasan, në vend-grumbullimet e produkteve ushqimore të destinuara për konsum nga familjet e prekura nga tërmeti.

    Më konkretisht, vijon monitorimi i vazhdueshëm nga AKU në ambientet e grumbullimit të shkollës 9-vjeçare “Marie Kaculini”; magazinat e rezervave të shtetit në Durrës; shkollën “Bernardina Qeraxhija”; shkollën e mesme “Leonik Tomeo” në Durrës; në ambientet e caktuara nga Bashkia Shijak; në ambientet e Pallatit të Sportit; në ambjentet e grumbullimit Sukth, Manëz; në ambientet e grumbullimit Fusha e Sportit, Fushë-Krujë dhe në njësinë administrative Nikël.

    Nga kontrollet e kryera rezulton se produktet ushqimore ruhen në kushte të përshtatshme, janë brenda afatit të përdorimit, si dhe produktet e ambalazhuara nuk kanë dëmtime, për rrjedhojë janë të sigurta për konsum human.

    Ndërsa, në ambientet e grumbullimit të shkollës së mesme “Leonik Tomeo”, pas konstatimit të produktet ushqimore me origjinë shtazore (sallam, suxhuk) të ruajtura në kushte të papërshtatshme, trupa inspektuese vendosi asgjësimin e këtyre produkteve ushqimore, të cilësuara si të papërshtatshme për konsum human.

    #AKUSolidare
    #NukJeniVetëm

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post