• Shqip
  • English
  • E hënë, 23 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Kryesore My Tirana Të gjitha

    FOTO/ Kombinati drejt ndryshimit. Veliaj tregon planin: Çdo lavazh e gomisteri…


    Rikualifikimi urban këtë radhë ka prekur zonën e Kombinatit në Tiranë. Vetë Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj ishte këtë të dielë në nisjen e punimeve për transformimin e bllokut që kufizohet nga Rr. “Llambi Bonata” – “Haki Stermilli” – “Musine Kokalari” në Kombinat, si dhe rikonstruksionin e Rr. “Zyber Zeneli”.

    Në fjalën e tij, Veliaj përsëriti vendosmërinë e Bashkisë për të fokusuar punët në dy vitet e mandatit në atë që ai e quajti zona peri-urbane si Kombinati, Yzberishti, Yrsheku etj.

    Dhe hapja e Unazës së Re nga Kombinati Ushqimor deri në Farkë duket se ka dhënë rezultatet pozitive  në këtë zonë, duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin rrugor

    “Në të dy anët kryesore të rrugës së Kombinatit, si tek blloku “Misto Mame”, ashtu edhe tek “Llambi Bonata”, po bëjmë ndërhyrje kapilare në infrastrukturë. Hapja e Unazës së Re nga Kombinati Ushqimor deri në Farkë, ka zgjidhur problematikën e një pjese të trafikut. Ajo që duam është që unaza të jetë një mjet për t’ia shtuar vlerën, jo për ta mbajtur të izoluar Kombinatin”, u shpreh ai.

    Veliaj në të njëjtën kohë paralajmëroi se do të nisë mbyllja e të gjitha hyrjeve dhe daljeve të paligjshme në këtë rrugë, që bien në kundërshtim me rregullat që përcakton Kodi Rrugor dhe vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave, duke krijuar trafik në qarkullimin e mjeteve, si dhe në shumë raste janë bërë shkak për aksidente me rrezik jetën e qytetarëve.

    Në vend të saj, kryebashkiaku tha se do t ë ndërtohen rrugë, trotuare, lulishte dhe hapësira çlodhëse e argëtuese për fëmijë.

    “Do të mbyllim çarjet e paligjshme në rrugë, kjo nuk është një rrugë ku çdo gjë mund të jetë gomisteri dhe lavazh sepse nuk është një rrugë industriale, kjo është një rrugë rezidenciale, kryesisht për banim. Do ju kërkojmë me mirësjellje, siç kemi bërë në rrugën Dritan Hoxha, që të gjitha bizneset që kanë çarë në mënyrë të paligjshme dhe për 27 vite kanë shijuar këto paligjshmëri, tani të na respektojnë edhe ne të tjerëve që nuk kemi shkelur asnjë ligj”, tha kreu i Bashkisë. E.C/ Copyright Tiranapost.al

    Veliaj inspekton punimet ne bllokun urban ne Kombinat 2 Veliaj inspekton punimet ne bllokun urban ne Kombinat 3 Veliaj inspekton punimet ne bllokun urban ne Kombinat 4 Veliaj inspekton punimet ne bllokun urban ne Kombinat 7 Veliaj inspekton punimet ne bllokun urban ne Kombinat 8 Veliaj inspekton punimet ne bllokun urban ne Kombinat 9

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690