Botë Te gjitha

Foto/ Kirurgjia Plastike që i ndryshoi totalisht të famshmit


Ditët e sotme nuk do të thotë të kesh patjetër një talent për tu bërë e famshme. Mund të përdorësh pamjen fizike, pamjen reale apo me operacione, pak rëndësi ka,  për të shtuar numrin e ndjekësve e më pas të futesh në industritë e reklamave apo modelingut. Kjo është mënyra që zgjedhin shumë njerëz për të fituar popullaritet dhe famë. Megjithatë, Bright Side gjeti 10 të famshëm që ndryshuan shumë pas operacioneve plastike dhe u bënë akoma më të famshëm.

Caitlyn Jenner

Caitlyn, gjatë kohës që ishte Bruce, mori medaljen artë olimpike, dhe vendosi një rekord botëror në Olimpiadën e 1976-ës. Ai filloi të bënte terapi hormonesh zëvendësuese në vitet 1980, po i ndaloi kur u takua me gruan e ardhshme. Në vitin 2015, pas divorcit, Bruce ndryshoi emrin e tij në Caitlyn dhe bëri ndërhyrjen që e kthyen totalisht në grua.

Janice Dickinson, 62 vjeç

Fëmijëria e saj e vështirë, varësia ndaj substancave narkotike gjatë viteve të adoleshencës dhe kanceri i gjirit janë vetëm një pjesë e asaj që ajo ka kaluar. Janice vendosi të flasë hapur për veten kur ajo botoi një libër për jetën e saj. Ajo ka shumë për të na treguar: rruga e saj e vështirë drejt suksesit dhe 37 mbulime të Vogue mund ta provojnë me lehtësi këtë.

Tori Spelling, 44 vjeç

Vajza e një producenti televiziv, Tori u bë e famshme pas rolit të saj në Beverly Hills. Ajo bëri ndërhyrjen e parë kirurgjikale  kur ishte 16 vjeç  në hundë, dhe më vonë  bëri ndërhyrje me implante gjiri. Për fat të keq, operacionet nuk ishin shumë të suksesshme. Megjithatë, ajo tani është një nënë e martuar me 5 fëmijë.

Ashley Tisdale, 32 vjeç

Aktorja nuk e mohoi se kishte bërë operacion hundën por tha se kishte pasur probleme me frymëmarrjen. Sot shihet se forma e buzëve të saj ka ndryshuar gjithashtu, dhe mimika e fytyrës nuk është e njëjta. Çuditërisht, ajo vendosi të ndryshojë pamjen kur u konsiderua si një ikonë seksi e gjeneratës së saj.

Mary-Kate Olsen, 31 vjeç

Fansat e saj nuk janë të lumtur për operacionet e shumta plastike  që ka bërë Mary-Kate. Ajo përfundoi karrierën e saj të aktrimit, u bë stiliste dhe u martua me Olivier Sarkozy. Ajo patjetër që duket ndryshe: një formë tjetër e buzëve, një hundë më e rafinuar, dhe mollëza të ngritura.

Lindsay Lohan, 31 vjeç

Pas rehabilitimit të saj të fundit për disa probleme të shëndetit mendor,  ajo vendosi të përmirësojë pamjen e saj me injeksione në buzë dhe p[jesën e sipërme në fytyrë.

Megan Fox, 31 vjeç

Megan Fox është  shembull i shkëlqyer se nuk kishte nevojë për kirurgji plastike. Natyra u tregua bujare kur e krijoi. Megjithatë, Fox vendosi të ndryshojë shumë, kryesisht për shkak se ajo donte të përmirësonte marrëdhëniet me shokët e klasës dhe të bëheje famshme. Forma e re e hundës dhe injeksionet në buzë e bëjnë atë të duket si një kukull plastike. Tiranapost.al E.B

Rumer Willis, 29 vjeç

Kylie Jenner, 20 vjeç

Bella Thorne, 20

 

 

 

 

 

 

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *