• Shqip
  • English
  • E diel, 21 Prill 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet My Tirana Te gjitha

    Foto/ Këtë Shën Valentin zgjidh ‘Molin e Dashurisë’ tek Liqeni. Diçka e bukur do ndodhë aty


    Këtë Shën Valentin, dhuratën ua sjell Bashkia e Tiranës dhe sponsorizuar nga Abi Bank për kryeqytetin. Me datë 14 shkurt, falë një tjetër investimi në Parkun e Liqenit, do të përurohet “Moli i Dashurisë”. Për të kaluar një ditë të paharruar, të dashuruarit, por edhe gjithë ata qytetarë që duan të shijojnë ajrin e pastër, do të mund t’i drejtohen Parkut të Liqenit, ku nën kujdesin e Bashkisë së Tiranës do të gjejnë dekor festiv, kënde fotosh dhe muzikë.

    Ndërkaq, të rinjë e qendrës TEN risjellin traditën e liqenit, duke performuar këngët me kitara akustike, ku qytetarët do të mund të shijojnë një koncert live me performime me muzikë të zgjedhur./ Tiranapost.al.