Aktualitet

Foto/ Këmbë njeriu në Bashkinë Kamëz

Foto/ Këmbë njeriu në Bashkinë Kamëz

Po të kesh ndonjë problem, ndonjë hall e të duash të shkosh në zyrat e Bashkisë së Kamzës, lodhesh më kot. Atje nuk ka asnjë njeri. Qoftë edhe ndonjë sekretar apo këshilltar. Fotot e mbërritura në redaksinë e Tiranapost.al tregojnë ambjentet brenda Bashkisë Kamëz, ku nuk ka asnjë këmbë njeriu. Mesa duket Xhelal Mziu, kryetari i Bashkisë ua ka dhënë pushim (ndoshta i ka urdhëruar të shkojnë në protestë). Po hallet e qytetarit kush i zgjidh e kush i dëgjon atje? Shihni fotot më poshtë./ Tiranapost.al.