Lajme nga Bota

Foto/ Kaos në plazhin e famshëm grek. Shkëputet një pjesë shkëmbi

Foto/ Kaos në plazhin e famshëm grek. Shkëputet një

Një grua është lënduar dhe tre të tjerë raportohen të zhdukur pasi një pjesë shkëmbore në plazhin e famshëm pranë ishullit Zakynthos u shkëput duke rënë në det. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme ndërkohë që sipas raporteve fillestare thuhet se tri anije janë përmbysur pasi shkëmbi ka shkaktuar dallgë të fuqishme. Për të lënduarën thuhet se është një turiste e cila ndodhej me pushime në ishullin e famshëm grek dhe pas ngjarjes është dërguar menjëherë në spital. Ekipet e shpëtimit po punojnë për të gjetur të zhdukurit. Foto nga ngjarja më poshtë/ Marrë nga Kathimerini, për Tiranapost.al Elisa Bajrami.