Aktualitet

Foto/ Ja si është shndërruar këndi i lojërave tek “7 xhuxhat”, Veliaj: I kthyer në publik me parking poshtë

Foto/ Ja si është shndërruar këndi i lojërave tek

Edhe një kënd tjetër publik lojërash ku fëmijët mund të argëtohen. Përmes fotove të publikuara në Twitter, kryebashkiaku Veliaj ka zbuluar edhe pamjet e këtij këndi të ri tek '7 Xhuxhat'.

“Edhe një tjetër Park Lojërash i shtohet Tiranës tek rr. Elbasanit! “7 xhuxhat” nga privat, kthehen në publik me parking poshtë për prindërit e lojëra përmbi për fëmijët - përdorim i dyfishtë ekonomik për hapësirën e limituar publike”, shkruan Veliaj në Twitter.

Parku i ri lojërave ka tashmë hapësira dhe lojëra për të gjithë fëmijët, ndërsa shoqërohet edhe me lulishte dhe gjelbërim duke krijuar mundësi për kalimin e kohës edhe për më të rriturit. Falë këtij projekti mundësohet një numër i konsiderueshëm vendesh parkimi për të gjithë banorët e zonës, por edhe për bizneset që funksionojnë në afërsi të këtij parku./ Tiranapost.al. E.B