• Shqip
  • English
  • E martë, 25 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Kronikë e zezë Të gjitha

    Foto/ Ja kush është shqiptari i arratisur nga burgu grek


    Tre nga të dënuarit e arratisur u arrestuan brenda kësaj jave nga policia greke. Por kjo e fundit nuk ka arritur t’i vendos prangat të arrestuarit të katër të identifikuar nga mediat greke si Astrit Haxhi Hasani. Kujtojmë se një ditë më parë u arrestua Adrian Bilbil Cobo.

    Katër të dënuarit shqiptar u arratisën mëngjesin në orën 04.00 të kësaj të hëne nga Drejtoria e Transferimit të Petros Rallis në Athinë. Sapo rojet hynë në qeli, i kërcënuan me thikë të improvizuar, u morën armët dhe celularët dhe i mbyllën brenda.

    Astrit Haxhi Hasani

    Më pas zbritën në katin e parë, ku kërcënuan një tjetër polic që ndodhej në makinën e transferimit, morën makinën dhe u drejtuan në hyrjen e burgut ku përsëri kërcënuan me armë rojën.

    Në arrati është vetëm shqiptari i njohur me pseudonimin “Titi”, i cili është autori i krimit të kuzhinierëve në Kesariani, në vitin 2012.

    Adrian Bilbil Cobo

    Dy prej të arratisurve që u arrestuan ditët e parë janë identifikuar si Endrit Bacaj dhe Xhelo Hasani. Shqiptarët e arratisur nga burgu grek, kanë qenë të dënuar për vjedhje dhe kërcënim për vrasje./ Tiranapost.al

    Kapet shqiptari i tretë që u arratis nga burgu grek