Aktualitet

Foto/ Investime në nivel kapilar, ja si duket tani e shtruar rruga në Sauk

Foto/ Investime në nivel kapilar, ja si duket tani e shtruar rruga në

Investimet e Bashkisë së Tiranës po shtrihen në nivel kapilar, duke prekur çdo rrugicë të kryeqytet. Punëtorët e Drejtorisë së Mirëmbajtjes së rrugëve, tashmë po punojnë për përmirësimin e rrugëve të lagjeve. Sikurse tregohet edhe në fotot e publikuara nga Bashkia, investimet kanë prekur edhe rrugën “Bektash Berberi” në Sauk, duke iu mundësuar banorëve të zonës kushte sa të mira.

Falë investimit të bashkisë, banorëve të kësaj lagje nuk do të lëvizin më mes pluhurit dhe baltës, pasi rruga është asfaltuar plotësisht. Sakaq, punëtorët e qytetit po vijojnë punën edhe në lagje të tjera të Tiranës, për mirëmbajtjen e shtresave asfaltike dhe përmirësimin e rrugëve të kryeqytetit./ Tiranapost.al. E.B