• Shqip
  • English
  • E hënë, 16 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Kudo Shqiptarë Të gjitha

    Foto/ Historia e Sabinës me origjinë shqiptare, si u zgjodh ambasadore në Universitetin Groningen të Holandës


    Në fotot e postuara në rrjetet sociale, Sabina duket si një blogere me stil, por ajo është zgjedhur si ambasadore e Universitetit të Groningen në Holandë. Sabina Gjocaj me origjinë nga Kosova do të përfaqësojë këtë universitet në arenën ndërkombëtare, dhe ky universitet është listuar në top 100 universitetet më të mira në botë. Pavarësisht origjinës së saj shqiptarë, Sabina arriti të integrohej shpejt me jetën në Holandë, aty ku është zhvendosur prej vitesh për të jetuar e shkolluar.

    Lajmin e ka bërë të ditur vetë Sabina e cila me një postim në Facebook, ku flet se sa e privilegjuar ndihet që u zgjodh në mesin e gjithë atyre studentëve për të përfaqësuar ndërkombëtarisht atë universitet. Aktualisht Sabina po mbyll studimet në programin LLM në Ligjin Global Penal, në këtë universitet.

    Më poshtë keni statusin dhe disa foto të saj në rrjetet sociale:

    “Zyrtarisht Ambasadore e Universitetit te Groningenit. Sot, Rektori i Universitetit te Groningenit, prof. dr. Elmer Sterken ndau personalisht certifikatat ne nje ceremoni formale ku moren pjese dhjetera profesore dhe studente. Ndihem e privilegjuar qe jam zgjedhur ne mesin e studenteve per te perfaqesuar dhe promovuar nderkombetarisht kete universitet, i cili ben pjese ne top 100 universitetet me te mira ne bote.”/ Ky artikull është përgatitur për Tiranapost.al nga E.B.

     

     

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690