• Shqip
  • English
  • E enjte, 17 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • My Albania Të gjitha

    Foto/ Historia e një vajze amerikane që martohet me një shqiptar dhe tani jeton në Tiranë


    Shqipëria më mahniti që kur shkela për herë të paraë. Brenda 72 orësh në territorin shqiptar, e ndjeva se më prisnin ndryshime të mëdha në jetën time. Shumë nga miqtë e mi amerikanë kur u tregova se do zhvendosesha më thanë: A je gati për këtë ndryshim? U largova nga Amerika… nga kultura perëndimore… nga gjithçka kur vendosa të martohesha me një shqiptar. Vetëm 14 ditë pasi kisha mbërritur, fillova të ambientohesha, kisha kureshtje dhe nuk u ndjeva aq në presion.

    E pranoj… kisha pak frikë për të kapur ritmin e jetës, por thashë me veten: Ok… unë do ja dal, kjo do jetë shtëpia ime e re. Kur erdha në Shqiëpëri, më bënë përshtypje ngjyrat ekscentrike, njerëzit ishin të sjellshëm, të shihnin, disa buzëqeshnin. Në fshatra pastaj miqësia dhe mikpritja ndihet akoma më shumë.

    Ishte shumë interesant fakti se shikoje sesi njerëzit jetonin ndryshe nga ajo që kisha jetuar unë, kultura, mënyra si flisnin dhe si visheshin. Një zbulim që nuk e dija kurrë më parë. Për të pranuar veten në një vend të tillë, duhet dhe pak guxim dhe njohje, dhe për fat të mirë u martova me një burrë që dinte shumë gjëra.

    Ju tregoj si fillim disa gjëra bazë që mësova:

    -Njerëzit flasin një gjuhë që njihet si gjuha shqipe. Është një gjuhë unike, nuk ka lidhje me asnjë gjuhë tjetër në botë. Tirana, kryeqyteti ku unë banor ka hapësira të gjelbra dhe qendra e qytetit është gjithmonë me njerëz. Ka një kulturë të habitshme për kafenë, nuk ka lokal pa njerëz. Ndryshim i madh kur mendon se 30 vjet më parë Shqipëria u çlirua nga komunizmi. Nuk them dot se gjithçka është perfekt, por gjërat po ecin mirë. Ekonomia po ndryshon dhe pikëpamjet tradicionale plotësojnë modernizmin. Në ka një gjë që duhet të dish për Shqipërinë është tradita: Është vendi që nuk lëshon kurrë traditat.

    Ka disa vite që jam zhvendosur por ende më duket sikur tani e kam filluar udhëtimin e jetës. Qyteti ku jetoj është miqësor, paqësor, ka vende plot ku mund të shkosh të frymëzohesh, të ulesh e të shkruash. Nëse më shkon mendja tek deti, nisem dhe vetëm 40 minuta larg më ndajnë nga plazhi i Durrësit.

    Greqia dhe Maqedonia janë shumë afër. Kur e njoha burrin me fliste se Shqipëria është një vend i qetë dhe nëse do të punosh mund tja dalësh. Familja e tij ka një pronë këtu, prandaj nuk patëm dhe shumë vështirësi për të ndërtuar jetën.

    Si një vajzë amerikane por e lindur në periferi, kombinimi i jetës atje me këtu nuk kishte si të shkonte më mirë. Në Tiranë ka shumë restorante, shpesh me burrin dalim, pimë ndonjë gotë verë dhe sipas dëshirës, ku janë specialitetet shkojmë dhe shijojmë. Një gotë verë shkon tek 2500 lekë, një shishe mesatarisht 12 mijë lekë.

     

    Për gjuhën kam pak probleme. E kam pak të vështirë të komunikoj, por për fat të mirë këtu njerëzit flasin dhe anglisht dhe prandaj kur pyes për diçka, një përgjigje e marr.

    Më bën përshtypje se njerëzit këtu nuk marrin kafe në dorë, por ulen dhe e shijojnë. Duket sikur kanë kohë për gjithçka. Vjehrra ime u habit kur i tregoja se unë marrë një gotë Starbucks me kafe dhe e pi rrugës në nxitim e sipër. Kafeja në Amerikë është nevojë e shpejtë, jo kënaqësi sociale.

    Si përfundim, në përgjithësi Shqipëria si çdo vend tjetër i Ballkanit ka shumë për të mësuar. Nëse je pro kulturës së tyre, mund të jetosh shumë mirë./ Tiranapost.al. E.B./ Linku origjinal këtu. 

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]