Kosova

Foto/ Haradinaj shkarkon ministrin: U fotografua me këmbë mbi kroskotin e makinës zyrtare

Foto/ Haradinaj shkarkon ministrin: U fotografua me këmbë mbi

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka shkarkuar nga detyra zv/ministrin e Ministrisë së Bujqësisë Shukri Maxhunin. Shkak është bërë një foto në të cilën shihet ministri teksa i mbante këmbët në xhamin e përparmë, të makinës zyrtare.

Haradinaj1

Kryeministri Haradinaj nuk ka dhënë shumë detaje por thjesht ka postuar një mesazh në Facebook ku jep lajmin: “Sot kam liruar nga detyra zëvendësministrin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Shukri Maxhuni”.

E ndërsa më herët, ka qenë ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli i cili e komentoi si një akt të pahijshëm. Vetë ministri ende nuk ka komentuar vendimin./ Tiranapost.al. E.B

Image result for Shukri Maxhuni

Shukri Maxhunin