Showbiz

Foto/ Hakmarrja e Liam për Miley-n, puthje e përqafime në mes të rrugës me të dashurën e re

Foto/ Hakmarrja e Liam për Miley-n, puthje e përqafime në mes

Miley Cyrus i shokoi të gjithë kur papritur vendosi t’i jepte fund martesës së saj me Liam Hemëorth dhe menjëherë nisi romancat e reja.

Tani ish-bashkëshorti i saj Liam na dëshmoi se edhe ai është pjesë e kësaj “loje”.

Aktori 29-vjeçar u pa duke kaluar disa momente romantike në rrugët e Nju-Jorkut me aktoren Maddison Brown.

Çifti shijoi disa pije në një lokal dhe më pas nisën të tregonin dashurinë duke u puthur dhe u përqafuar në rrugë.

22-vjeçarja Maddison e nisi karrierën e saj kur ishte adoleshente si modele dhe më pas nisi të shfaqej në filma./ Burimi Daily Mail/ Tiranapost.al