Aktualitet

Foto/ Grabitësit me maska futen në shtëpinë e çiftit të moshuar, i dhunojnë dhe u marrin paratë

Foto/ Grabitësit me maska futen në shtëpinë e çiftit

Dy persona të maskuar, kanë hyrë në shtëpinë e një çifti të moshuarish mbrëmë duke ushtruar dhunë, kanosur e më pas duke u vjedhur një shumë parash prej 500 mijë lekësh.

shtepia1

Ngjarja ka ndodhur në Korçë dhe çifti i të moshuarve, nga 85 vjeç fatmirësisht nuk kanë probleme shëndetësore, ku menjëherë pas ngjarjes u është dhënë ndihma mjekësore në spitalin e Korçës.  Në njoftimin e policisë thuhet se grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

shtepia1

Njoftimi zyrtar si më poshtë: 

Më datë 14.10.2019, rreth orës 21.45, në lagjen nr.3, dy persona ende të pa identifikuar, dyshohet se njëri kishte armë zjarri tip pistoletë kanë hyrë në banesën e shtetasve F.R dhe A.R, rreth 85 vjeç, duke ushtruar dhunë psikologjike, kanë marrë një sasi lekësh dhe më pas janë larguar me shpejtësi. Dy të moshuarve u është dhëna ndihma e parë mjekësore, pa probleme për jetën. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ Tiranapost.al.