• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 18 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Shëndet Të gjitha

    Foto/ ‘Gjak i sigurtë’, çelet fushata në Ditën Botërore të Talasemikëve


    Është çelur fushata kombëtare e dhurimit vullnetar të gjakut #GjakISigurtëPërTëGjithë, në ndihmë të fëmijëve talasemikë, pasi sot është Dita Botërore e Talasemisë. Gjyshi që shihni në foto është gjysh Musai i cili dhuron gjak për fëmijët e sëmurë.


    Në një postim në faqen zyrtare të Facebook, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me në krye ministren Ogerta Manastirliu bëhet thirrje që të gjithë të bëhen pjesë e nismës vullnetare dhe të dhurojnë gjak, për të plotësuar nevojat e fëmijëve dhe të parët që dhuruan ishin stafi i Ministrisë.

    ‘Nevojat për gjak në Shqipëri janë më të mëdha se ajo që arrijmë të sigurojmë nëpërmjet dhurimit vullnetar. Kemi 10.8 dhurime për 1000 banorë ndërsa nevojat janë pothuajse dy herë më të mëdha. Ndaj kam një apel për të gjithë qytetarët: Dhuroni gjak, gjaku as mund të blihet e të shitet, mundet vetëm të dhurohet’, ishte apeli i ministres.

    Postimi i plotë si më poshtë:

    ‘Me gjysh Musain, i cili nuk rresht përpjekjet në ndihmë të fëmijëve talasemikë, nisëm sot, në Ditën Botërore të #Talasemisë, fushatën kombëtare të dhurimit vullnetar të gjakut.
    Stafi i #Shëndetësisë dhe #MbrojtjesSociale dhuruan të parët💉👉🏼bashkohu edhe ti! #Bashkë mund t’ja dalim të plotësojmë nevojat për gjak me dhurime vullnetare🙌🏼
    #GjakISigurtëPërTëGjithë’.

    Talasemia është një sëmundje gjaku e trashëguar që shkaktohet nga një defekt në prodhimin e hemoglobinës, një pjesë e rëndësishme e qelizave të kuqe të gjakut. Kur nuk ka hemoglobinë të mjaftueshme, qelizat e kuqe të gjakut nuk funksionojnë siç duhet, jetojnë për periudha më të shkurtra kohore, kështu që ka më pak qeliza të kuqe të shëndetshme në gjak./ Më poshtë keni foto./ Copyright/ Tiranapost.al. 

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690