Lajme nga Bota

Foto/ Futuni në Resortet 5 yje luks të Greqisë

Foto/ Futuni në Resortet 5 yje luks të Greqisë

Jemi në sezon pushimesh dhe ka nga ata që ende nuk e kanë vendosur, disa janë në kërkim të luksit se janë lodhur në punë gjithë vitin e të tjerë me një çantë mbi shpinë me shpirtin aventuresk duan të eksplorojnë. Por një gjë nuk e mohojmë dot, askush nuk i thotë dot jo një nate në një hotel superluksoz, aq sa mund të vendosim edhe të kursejmë gjithë vitin për të shijuar e për tu ndjerë pak 'Boss'. Sot do ju tregojmë disa nga hotelet më të famshme të Greqisë së bukur, të cilët ndodhen në disa ishuj nga Santorini në Mykonos. Hotelet janë me pesë yje plus pamje fantastike e shërbime të shumta, ndaj mos u habisni nëse çmimet shkojnë mbi 5 mijë euro ( rasti i suitave) 1000 euro, 600 euro, 500 ose 480 euro, nëse ke pak fat... sidoqoftë uljet vazhdojnë...

Ju tregojmë si më poshtë:

1-Blue Palace, ndodhet në Kretë pranë Plaka Beach. Shkon 484 euro nata, me ulje. ka 251 dhoma, 5 restorante dhe 2 bare, ka tre pishina në natyrë, ambient për fëmijë, fusha tenisi në natyrë, Wi-Fi, e parkim falas.  Nese je e/i interesuar kliko në këtë link për parë edhe më shumë.

2-Elounda Beach Hotel & Villas. 542 euro nata. Mëngjesi i përfshirë, internet free, dhe parkim falas. Ndodhet në ishullin e Kretës. ka 19 dhoma, ka plazh privat,  5 restorante, 4 beach bar, pishinë, fushë tenisi etj. Kliko linkun këtu për më shumë.

3-Elounda Peninsula, Elounda, Agios Nikolaos, Crete Island, 720 53, Greece. 734 euro një dhomë për një natë. ka 50 dhoma gjithësej, plazhi privat, fusha golfi, shërbim 24 orë, fushë tenisi, internet falas, parkim falas, mëngjesi i përfshirë, pishinë, dërgimi në aeroport pas përfundimit të pushimeve, qoftë edhe një natë. Kliko këtu për më shumë foto dhe detaje, ose nëse ke interes të rezervosh.

4- Myconian Korali, në Mykonos. 1818 euro nata, nëse përfiton uljen me 600 euro. Mëngjesi i përfshirë, parkimi, përdorimi i pishinës, transporti për në aeroport, palestër, Wi-Fi, nuk lejohet cigarja brenda ambjenteve ( dhomave apo suitave), ka disa ambjente të veçanta për duhanpirësit. Ka 80 dhoma, restorant dhe bar, SPA me shërbim të plotë, pishinë në natyrë, kujdes për makinën 24 orë, parkim falas, nëse je me familjen ke dadon në dispozicion. Shëtitje me anije falas. Klikoni linkun këtu për më shumë.

5-Bill & Coo Coast Suites. Vetëm për të rritur. 5.784 një  dhomë, një natë. Përfshihen, mëngjesi, parkimi, interneti. Bar-restorant, sallë pritje, Pishinë, palestër, Anije autoportuale, pastrimi ditor, lavanderia, ajër i kondicionuar 24 orë, ambjente private, pishinë sipas sezonit apo stinës. Shërbime 24 orë SPA të gjitha të përfshira. Linku këtu. 

6-Santo Maris Oia, Luxury Suites & Spa. Ndodhet në Santorini, 699 euro nata. Mëngjesi i përfshirë, parkimi, interneti, pishina. Ka 57 doma, dy restorante, një bar, 5 pishina në natyrë, palestër 24 orë hapur, qendra biznesi pranë 24 orë hapur, kompjuter, SPA. Linku këtu. Tiranapost.al. E.B