• Shqip
  • English
  • E shtunë, 25 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Foto/ Forca Detare shpëton dy peshkatarë në det të hapur 


    Dy peshkatarë të cilët gjendeshin në det të hapur dhe kërkonin ndihmë janë shpëtuar nga anija ‘Mati’ e Forcës Detare shqiptare. Dy peshkatarët ndodheshin në det, në perëndim të gadishullit të Karaburunit dhe ende nuk dihet si kanë përfunduar në det të hapur.

    Mësohet nga policia se ata u gjetën 8.8 milje larg Kepit të Gjuhëzës nga anija e gatshme që ishullin e Sazanit.  Dy peshkatarët kanë inicialet G.L dhe A.H ndërkohë që mjeti lundrues Syri 2366 u rimorkua pa problem në Triport. / Tiranapost.al. E.B

    Whatsapp Image 2019 04 21 At 09.09.04