Aktualitet

Foto/ Fillon puna për të eleminuar rrëshqitjet e gurëve në Kërrabë-Elbasan

Foto/ Fillon puna për të eleminuar rrëshqitjet e gurëve

Ka nisur puna për të eliminuar rrëshqitjet e gurëve shkëmborë në rrugën që lidh tunelin e Kërrabës me Elbasanin. Lajmi konfirmohet nga Afrim Qendro, drejtori i Autoritetit Rrugor shqiptar i cili shkoi në zonë ku inspektoi punimet.  Ai ka njoftuar se ndërhyrja do të zgjasë për katër muaj.

 “Sot fillojmë rehabilitimin e rrëshqitjes këtu në Mamel. Ka kaluar kohë derisa buxheti u bë efektiv dhe sa u kryen të gjitha procedurat nga përgatitja e projektit deri në lidhjen e kontratës. Kemi një kontratë të lidhur me kompaninë dhe ka filluar puna. Është një rrëshqitje e cila sjell goxha problematikë në trafik. Në bashkëpunim me Policinë Rrugore do  bëhet menaxhimi i trafikut, për një periudhë prej 4 muajsh, e mjaftueshme për të kryer gjithë këtë stabilizim të rrëshqitjes”, tha drejtori i ARRSH-së.  Për Qendro-n kanë rëndësi siguria e kalimit të qytetarëve gjatë kohës 4 mujore të ndërhyrjes. Fotot në galerinë më poshtë./ Tiranapost.al