• Shqip
  • English
  • E shtunë, 21 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    Foto/ Fillojnë incidentet, sulmohet KZAZ në Rrogozhinë


    Një qendër KZAZ në Rrogozhinë është sulmuar. Mësohet se disa persona kanë thyer fishekun e derës. Policia ka shkuar në qendrën e sulmuar duke e rrethuar duke vënë shiritin e sigurisë. Kjo ngjarje vjen një orë pas mbledhjes së KQZ, me Denar Bibën i cili mori drejtimin e mbledhjes pas mungesës së Klement Zgurit i cili në mbledhjen e të hënës ku u votua kundër dekretit të Metës për anulim zgjedhjesh, u largua më parë dukë thënë se nuk mund të verë në dyshim dekretin e Metës.

    Nga ana tjetër katër anëtarët e KQZ që quajtën nul vendimin e Metës kanë marrë mbrojtje nga Ministria e Brendshme. Për ngjarjen në Rrogozhinë ende nuk dihen detaje, por nënkuptohet se ka lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit. Opozita ka paralajmëruar se nuk do të lejojë që zgjedhjet të mbahen me 30 qershor. / Copyright/ Tiranapost.al.


    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690