• Shqip
  • English
  • E hënë, 14 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet My Tirana Të gjitha

    Foto/ Fëmijët tek blloku i ambasadave me kënd të ri lojërash


    Një kënd i ri lojërash është ngritur pranë zonës së Ambasadave. Kryebashkiaku Veliaj ishte i pranishëm në përurimin e këndit në njësinë 7. i cili citohet të ketë thënë:

    “Jam shumë i lumtur që kemi krijuar një hapësirë fantastike, pas urbanizimit të gjithë zonës. Jemi pas bllokut të Ambasadave, zonë e cila u rehabilitua vjet, kur morën edhe një kërkesë nga fëmijët, që siç ka ambiente për të rritur, të ketë ambiente edhe për fëmijët. Jam i lumtur që kemi këndin e 50 të lojërave; tani kemi dy kënde në Njësinë 7”.

    Kryebashkiaku i Tiranës tha se në mandatin e dytë, Tiranës do ti shtohen edhe 50 kënde të tjera lojërash për fëmijët dhe hapësira për të moshuarit. Ai kërkoi prej banorëve të bllokut të pallateve që të mirëmbajnë investimet e kryera, duke krijuar mundësi për të vijuar me investime të tjera./ Tiranapost.al. E.B

     

     

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690