• Shqip
  • English
  • E diel, 25 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • My Tirana Sociale Të gjitha

    FOTO/ Fëmijët në Tiranë shpëtuan nga dhimbjet e dhëmbëve. Këta dentistë do kujdesen falas për ta


    Dentistët e rinj të Tiranës do të kujdesen falas për dhëmbët e të gjithë vogëlushëve në kopshtet e kryeqytetit. Kjo falë marrëveshjes së nënshkruar këtë të premte nga Bashkia Tiranë dhe Fakultetit të Mjekësisë Dentare që parashikon ardhjen në ndihmë të fëmijëve në kopshtet e Tiranës, në mënyrë vullnetare.

    Marrëveshja u firmos nga kryebashkiaku Erjon Veliaj dhe synon krijimin e kushteve optimale për rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve.

    Aktualisht, Bashkia ka ndërmarrë nismën “Të mbrojmë fëmijët nga aksidentet rrugore”, ku çdo ditë vullnetarët dhe nxënësit para fillimit të mësimit ndihmojnë të vegjlit për të kaluar vijat e bardha në rrugëkalimet pranë shkollave të tyre

    Megjithatë kjo nuk është hera e parë ku në ndihmë të Bashkisë së Tiranës kanë ardhur grupe vullnetare. Të tilla janë rastet e zjarreve, përmbytjeve por edhe aktivitete të tjera me interes publik, si pastrimi apo kujdesi social. E.C/ Copyright TiranaPost.al