Aktualitet Te gjitha

Foto emocionuese/ Shpëton nëna nga Burreli dhe lind shëndoshë e mirë foshnjën e tetë


Një histori tepër emocionuese e një nëne 41 vjeç e cila lindi shëndoshë e mirë foshnjën e saj të tetë. Rozina nga Burreli, 41 vjeç rrezikonte jetën e saj dhe të bebit për shkak të komplikacioneve që pati. Por ajo u transportua me urgjencë me helikopter nga materniteti i qytetit të Burrelit për në Tiranë, tek materniteti Koço Gliozheni.
Përmes një postimi në Facebook, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu falenderon mjekët e urgjencës mjekësore pasi falë ndërhyrjes së shpejtë nëna arriti të shpëtonte vetë, si dhe të lindte shëndoshë e mirë foshnjën. Shihni fotot.

Statusi i plotë nga Ministria e Shëndetësisë në Facebook: 

Kjo është historia e Rozinës, nënës 41-vjeçare që pak minuta më parë ka sjellë në jetë fëmijën e saj të 8️⃣😇 falë ndërhyrjes në kohë të ekipeve mjekësore dhe urgjencës kombëtare.
E paraqitur me komplikacione në maternitetin e #Burrelit, mjekët e spitalit “Koço Gliozheni” që aktualisht po japin shërbim në Burrel, kanë vlerësuar si emergjente ndërhyrjen për nënën 41-vjeçare që rrezikonte jetën e saj dhe të bebit.
Menjëherë është transportuar me helikopter në maternitetin “Koço Gliozheni” ku ka lindur fëmijën e saj të 8️⃣😇
Nëna dhe i porsalindur gëzojnë shëndet të plotë🙏🏼 ekipeve mjekësore/ Copyright/ Tiranapost.al. E.B

Image may contain: 2 people, people sleeping, baby and close-up

Image may contain: one or more people, snow, sky and outdoor

Image may contain: one or more people, people sitting and snow

Image may contain: outdoor and nature