Aktualitet

Foto/ El Cheka, djali që kërcënon se do nxjerrë audio dhe skandale për politikanët maqedonas

Foto/ El Cheka, djali që kërcënon se do nxjerrë audio dhe

El Cheka është emri i një djali që po përflitet më shumë këto ditë në Maqedoninë e Veriut. Ai ka paralajmëruar se do të publikojë përgjime dhe skandale për funksionarë të shtetit maqedonas, kryesisht nga radhës e BDI-së, ku target është lideri Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferri.

Për El Chekën ka nisur një hetim në Prokurorinë e Kërçovës, për ta ndjekur si të dyshuar për kryerjen e veprave penale, megjithatë ky i fundit nuk ndalet. Ai ka hapur profile të ndryshme në rrjetin social Facebook dhe thotë se do publikojë materiale të reja përgjimi. Në postimin më të fundit ai shkruan:

Kujtojmë se pak ditë më parë kryeministri Zaev njoftoi se do ndryshojë kabinetin qeveritar por nuk dihet nëse El Cheka ka lidhje.

Por kush është El Cheka?

Emri i tij i vërtetë është Shoqërim Ahmedit nga Kërçova.

Nuk është hera e parë që shteti maqedonas ngre akuza kundër tij, pasi në protestat e rastit “Monstra” El Cheka para parlamentit maqedonas në përmendoret që kanë disa nga figurat e tyre ai u ngjit dhe vendosi Flamuj Kombëtar, ku menjëherë pati një reagim nga forcat speciale maqedonase!

Gjykata e Kërçovës gjithashtu ka një padi kundër tij, ku në vitin 2010 me makinën e tij eci drejt për t’i shtypur forcat speciale të policisë në Kërçovë, ku kishte një konflikt fizik në stacionin e policisë së Kërçovës me një punonjës shqiptar dhe tre maqedonas!

El Cheka dhe njerëzit e tij që ishin kundër BDI-së kishin gjithashtu shkëmbim me armë zjarri në vendin e quajtur “Strazh”, ku krismat erdhën nga makina “GOLF-4” që Fatmir Dehari kishte si makinë zyrtare në atë kohë!

EL Cheka nga bashkë-vendasit e tij është gjithashtu i njohur edhe me zënkën e vitit 2006 me zëvendësministrin e punëve të brendshme të asaj kohe nga radhët e BDI-së, një zënkë lidhur me kutitë e votimit! / Tiranapost.al. E.B