Aktualitet

Foto e paradës gay/ Abuzim me fëmijët

Nga Mesila Doda/ Sot, në mëngjes hasa me këtë foto që është shprehja më e pastër e abuzimit me një të mitur…

Nëse dikush ende ngren zërin për të ruajtur fëmijët e të rinjtë nga korrentet ideologjike LGBT, etiketohet dhunshëm si person që nuk respekton të drejtat e njeriut, mendjembyllur, konservator, fshatar…, i padenjë për shoqërinë e sotme e të tjera me radhë…

Tani, që një fëmijë, apo të ri a të re, ta induktosh me qënien pjesë të komunitetit LGBT, të futesh tek fëmijët një botë seksuale, e cila nuk egziston, të bësh të dyshojnë në seksualitetin e tyre qindra fëmijë, të rinj e të reja që kalojnë normalisht në fazat e vështira të rritjes, mua më duket abuzim, mosrespektim i të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve dhe dhunim psikologjik për të çuar përmes konfuzionit të moshës në perzgjedhje të dhunshme të një identiteti të ri seksual…

Kjo nuk duhet të jetë pjesë e kulturës tonë… Individët me prirje të ndryshme seksuale janë pjesë e shoqërisë shqiptare, e nuk ka asnjë arsye që të keqtrajtohen apo të anatemohen nga pjesa tjetër e shoqërisë, por nuk mund të jenë model për edukimin e brezave e as arsye që të sjellin përzgjedhjen e tyre seksuale si forma e duhur e rritjes së individit modern në shoqëri.

Marrë nga 27.al