Aktualitet

FOTO/ E keni parë këndin e ri të lojërave tek Piramida  

Inaugurohet këndi i 24 te Piramida, një mjedis kompakt për të vegjlit dhe të moshuarit.

Një tjetër hapësirë publike i është rikthyer qytetarëve. Fëmijë e të pranë asaj zone mund të kalojnë kohë duke u argëtuar në këtë park.

Kryebashkiaku Veliaj i pranishëm në inaugurim tha se ky është vetëm projekti i parë i ndërhyrjeve në zonën e Piramidës, pasi Bashkia e Tiranës ka parashikuar edhe një sërë ndërhyrjesh të tjera që synojnë ta kthejnë atë në një qendër të kulturës dhe për të rinjtë.

“Kemi përuruar disa nga këndet e lodrave që kemi bërë nëpër Tiranë, por ky është pa dyshim një nga më të bukurit. Ndodhet në pjesën më të rëndësishme të qytetit, mbrapa Piramidës, një ndërtesë ikonë e Tiranës. Por, harrojmë se përveç bankës, Piramidës, qeverisë, këtu ka edhe banorë, edhe njerëz të grupmoshave të ndryshme, por sidomos fëmijët që nuk janë në marrëdhënie pune as në bankë, as në qeveri, as tek piramida apo të moshuarit që janë në pension, nuk e kanë hapësirën e tyre në këtë komunitet që ka kaq shumë jetë. Ndaj më në fund edhe kjo pjesë e komunitetit që nuk është në punë, pra fëmijët dhe pensionistët, kanë një ambient fantastik”, tha Veliaj./ Copyright Tiranapost.al