Aktualitet

Foto/ Dy zona të tjera në Tiranë me rrjet të ri ujësjellës-kanalizime

Foto/ Dy zona të tjera në Tiranë me rrjet të ri

Një tjetër lagje në kryeqytet do ketë një furnizim më të mirë dhe më cilësor me ujë. Bashkia e Tiranës nëpërmjet UKT ka përfunduar një investim të rëndësishme duke zëvendësuar linjën e vjetër me një rrjet të ri ujësjellësi, çka jo vetëm do të evitojë humbjet për shkak të amortizimit, por do të garantojë dhe një cilësi më të mirë ujë për qytetarët.

Kështu tashmë banorët e rrugës “Belul Hatibi” nuk do të kenë më probleme me furnizimin me ujë të pijshëm. Edhe pse janë ditë të nxehta korriku, specialistët e Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve po punojnë shpejt për të vënë në funksion rrjetin me tubacione të reja për banorët e kësaj zone. Në këtë rrugë është bërë zëvendësimi i linjës së vjetër të ujësjellësit me një linjë krejtësisht të re.

Linja e re e ndërtuar, tashmë do të ofrojë cilësi më të mirë furnizimi me ujë të pijshëm. Gjithashtu edhe në rrugën "Luis Jansin Henkard" grupet e punonjësve të UKT-së u kanë dhënë përgjigje kërkesave të qytetarëve me rrjetin e ri të kanalizimeve./ Tiranapost.al.