• Shqip
  • English
  • E hënë, 23 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    Foto/ Blindohet Bashkia e Devollit, kryetari i ri që në 6 në zyrë, Nallbati: Jam unë i ligjshmi


    Forca të FNSH janë pozicionuar para godinës së bashkisë së Devollit. Kryetari i ri u Bashkisë Eduard Duro është futur në zyrë qysh në orën 6 të mëngjesit, e ndërsa kryetari në ikje demokrat Bledar Nallbati ndodhej para derës dhe kërkoi që të futej në zyrë dhe të vijojë punën.

    Mbështetës të opozitës janë mbledhur para bashkisë gjithashtu e ndërsa ish kryetari Nallbati thotë për mediat se bashkia është kthyer si burgu 313 dhe se ai është krybashkiaku i ligjshëm për sa kohë nuk ka pasur zgjedhje të ligjshme me 30 qershor.

    Kryetari i ri që fitoi mandatin në zgjedhjet e 30 qershorit tha për mediat: 

    Nga ana e ish-kryetarit është njoftuar se do të kishte një grumbullim njerëzish, ka disa punonjës bashkie dhe familjarët e tyre. Ata duhet të ishin në zyrat e tyre. Ish-kryetari njoftoi se do të kishte tubim para bashkisë. Ditën e shtunë kam pasur takime me disa punonjës të bashkisë, të cilët kanë ardhur dhe ditën e shtunë e kanë bërë ditë pune për të marrë informacion mbi organikën. Brenda bashkisë ka punonjës aktualisht, mbrojtja e territorit, burimet njerëzore, policia bashkiake. Jam në pritje që punonjësit të vijnë në zyrë. Policinë e kam njoftuar unë. Nuk është normale por edhe grumbullimi i njerëzve nuk është normal. Punonjësit e bashkisë janë të ftuar të hyjnë në zyrë, i kam ftuar personalisht. Nuk do të pengoj asnjë punonjës. Ndoshta nuk hyjnë se u vjen zor nga ish-kryetari ose janë detyruar nga persona të tjerë. Punonjësit do të hyjnë në punë, është detyrim ligjor. Nuk e besoj se nuk do të paraqiten

    Kujtojmë se përplasje pati që ditën e premte kur kryetari i ri i Bashkisë u betua  në ambjentet e nënprefekturës dhe duke qenë se ambientet e Bashkisë ishin kyçur u thye dhe u ndërrua brava e derës./ Tiranapost.al. E.B

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690